M&Sillosi Food Industry 2015
M&Sillosi Food Industry 2015

M&Sillosi është furnizues ndërkombëtar dhe prodhues më i madh në rajon i miellit nga gruri me cilësi të lartë. Aktualisht, M&Sillosi i ka mbi 150 të punësuar të cilët angazhohen për përmbushje të nevojave unike të konsumatorëve. Kapaciteti ditor i përpunimit të grurit është 600 ton nga të cilat prodhohet miell sipas standardeve më të larta ISO dhe HACCP duke përfshirë standardin më të lartë në botë të sigurisë ushqimore FSSC 22000, IFS dhe BRC.

M&Sillosi udhëheq tregun e Kosovës me furnizime të miellit me shumicë dhe pakicë si dhe shumicën e furrave të bukës. Përveç shitjeve të brendshme në Kosovë, si prodhues kryesor i miellit të grurit në rajon, M&Sillosi aktualisht eksporton në vende të ndryshme në rajon dhe botë.

M&Sillosi është në vazhdimësi duke kontribuar në zhvllimin e prodhimtarisë së grurit në Kosovë duke bashkëpunuar me rreth 15,000 prodhues individual të grurit.

M&Sillosi nuk e konsideron grurin e Kosovës vetëm si lëndë të parë për prodhimin e miellit por e trajton grurin e Kosovës si produkt strategjik për mirëqenien dhe sigurinë ushqimore të të gjithë qytetarëve të Kosovës si në askeptin e sigurisë sasiore e poashtu në atë të sigurisë së kualitetit. Prandaj, në këtë aspekt M&Sillosi në vazhdimësi ofron, promovon dhe investon rregullisht në përmirësimin e kushteve për kultivimin e grurit dhe avancimin e pozitës së bujkut në Kosovë.

Intertex Kosova
Intertex Kosova Revitalizimi i një pjesë të ish fabrikës së tekstilit Emin Duraku në fabriken Intertex, kompanija
M&Sillosi Food Industry 2015
M&Sillosi Food Industry 2015 M&Sillosi është një ndër fabrikat me kapacitetin më të madh të prodhimit në Europë.
Birra Peja
Birra Peja Kompleksi me i madh i prodhimit të pijeve
Terminali Doganor
Terminali Doganor Renovimi i terminalit doganor, ish fabrikës së amortizatorëve.
Residencial
Residencial S-Imeri Company punon me përkushtimin më të madh në objektet residenciale, ne ofrojmë të gjitha
President
President Hotel President, është një nga projektet më magnificiente të kompanisë sonë. I punuar me stilin e